Analistët: Qeveria e re në Bullgari nuk është shkak për optimizëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bullgaria do ta pengojë procesin e integrimit evropian të Maqedonisë për të paktën edhe një vit. “Gjatë gjithë vitit 2022, të dyja vendet do të kërkojnë një zgjidhje të përbashkët për të hequr bllokadën dhe për të ecur drejt të ardhmes”, thotë për Alsat, Marjan Gjorçev, ish-ambasador në Bullgari. Ai është pesimist se së shpejti do të formohet qeveri e re në Bullgari. Sipas tij, do të shpenzohet kohë edhe për krijimin e modelit të negociatave- i cili nuk duhet të jetë vetëm për historinë, por edhe për ekonominë, energjinë, infrastrukturën.

Pozicionet e Republikës së Bullgarisë janë identike si më parë, edhe me disa përforcime dhe kërkesa të reja, që do të ishin të vështira për t’u zbatuar në afat të shkurtër. Kështu që mendoj se do të duhet shumë durim dhe gjatë gjithë vitit 2022, për të punuar në atë që propozojnë fituesit Ivanov dhe Vasilev, për të formuar grupe pune dhe për të kërkuar mënyrë për të ecur përpara, në radhë të parë me synimin për të ardhmen”, tha Marjan Gjorçev -ish ambasador në Bullgari

Me qëndrim të ngjashëm është edhe Ivica Bocevski, i cili nuk pret që Bullgaria të heqë dorë nga kërkesat që nuk duhet të pranohen në aspektin e identitetit, gjuhës dhe kombit. Ai thotë se vendi nuk duhet të presë ndihmë nga SHBA-ja apo Bashkimi Evropian, se ata do ta zgjidhin problemin dhe Maqedonia do të fillojë negociatat për anëtarësim.

“Bullgarët duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të mundësojë bullgarizimin e Maqedonisë. Të kuptohemi, pikëpamjet e tyre nuk kanë të bëjnë me disa pakica imagjinare, apo diçka tjetër. Pikëpamjet e tyre janë që të shkatërrohen plotësisht themelet e kombit maqedonas dhe maqedonasit të pranojnë se kanë rrënjë bullgare dhe se gjuha maqedonase është vetëm një gjuhë e sajuar që mbështetet në dialektin e bullgarishtes”, thotë Ivica Bocevski, ish zëvendëskryeministër për çështje evropiane

Të dy bashkëbiseduesit apelojnë se vendi nuk duhet të heq dorë nga vijat e saja të kuqe.

You may also like