AMSTERDAM – Europol: Rrjetet kriminale po synojnë refugjatët ukrainas

by admin
Spread the love

AMSTERDAM, 23 qershor /ATSH-DPA/-Agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së “Europol” koordinoi një ditë të përbashkët veprimi duke shënjestruar trafikantët e qenieve njerëzore që kërkonin posaçërisht për viktimat ukrainase në internet, raportoi sot agjencia në një deklaratë për shtyp.

“Aktivitete të dyshimta u zbuluan në një gamë të gjerë platformash, përfshirë në gjuhën ruse”, thuhet në deklaratë.

Forumet që ofrojnë ndihmë ose vende pune për refugjatët, platformat e takimeve dhe platformat e shërbimeve seksuale u kontrolluan për të identifikuar përpjekjet e rrjeteve kriminale që synonin refugjatët vulnerabël ukrainas për shfrytëzim.

Dita e aksionit u zhvillua sot më 23 maj. Hetuesit monitoruan 125 platforma online në 14 vende të ndryshme dhe arritën të identifikonin nëntë trafikantë të dyshuar të qenieve njerëzore dhe nëntë viktima të mundshme.

Hetimi zbuloi një numër të konsiderueshëm ofertash të dyshimta pune që synonin gratë ukrainase”, duke ofruar sete fotografish dhe premtime për një të ardhme të ndritur. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakGazheli merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të OBD

Lexo lajme interesante

You may also like