Amrabat në sytë e klubeve europiane, Fiorentina i propozon qëndrimin

by admin
Spread the love

Një nga lojtarët që ka shpërthyer në Katar 2022 është marokeni Sofyan Amrabat. Përmirësimi i mesfushorit ka bërë Fiorentinën të aktivizojë një klauzolë në kontratën e lojtarit.

Sipas mediave italiane, “vjollcat” po mendojnë të zgjasin me një vit plus kontartën e Amrabat nga frika se mos ky i fundit mund të largohet nga ekipi. Kontrata aktuale e 26-vjeçarit me Fiorentinën skadon në vitin 2024. Për të siguruar shërbimet e marokenin janë interesuar dhe gjigantët europianë si Tottenham, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Së fundmi, mesfushori i Fiorentinës ka pohuar se admiron “Colchoneros” të drejtuar nga Diego Simeone. Megjithatë agjenti i Amrabat ka konfirmuar se më pranë lojtarit duken ekipet e Premier League, të cilat e kontaktojnë vazhdimisht agjentin. /oversport.tv

Foto: ACF Fiorentina, Facebook

You may also like