Amosi ofendon keq Efin: Je si shtazë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Debatet e forta janë rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP.  Teksa banorët po zhvillonin lojën e rezistencës, një provë kjo nga Vëllai i Madh, dy nga konkurrentët janë kapur me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për Amos Muji Zaharinë dhe Efi Dhedhes, teksa debati ka nisur pikërisht nga një fjalë e përdorur nga aktori.

Ky i fundit i është drejtuar Efit se flet si shtazë, teksa ajo i ka kërkuar të dijë edhe arsyet se pse i thotë ashtu. Ndërsa Amos shprehet se ajo ka në  fakt sjelljen si shtazë dhe është shumë arrogante kur flet.

Pjesë nga biseda:

Amos: Jeni krenarë për këtë gjë. Ju që flisni si shtazë, që bëni ça bëni këtu brenda

Efi: Ti mos i jep gojës, ça fola si shtazë?

Amos: Po i jap gojës unë, sa dua unë

Efi: Ma argumento çfarë thashë unë si shtazë, hë çfarë?

Amos: Çfarë the? Sjelljen e ke si shtazë

Efi: Çfarë sjellje?

Amos: Këtë që ke

Efi: Kë? Këtë që po të kthej përgjigje ty?

Amos: Këtë, mënyrën tënde arrogante të të folurit

Efi: Arrogante e të folurit? Me të vërtetë? Pse, sepse jam kundër teje?

Amos: Kundër meje për çfarë? Që i them një personi që përfaqëson elitën e Shqipërisë këtu dhe urinon në sy të të gjithëve, ja për çfarë.

You may also like