Amir Bilali i bashkohet Kamer Qakës te skuadra hungareze e Meszokovesd

by admin
Spread the love

Amir Bilali ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Hungari, duke nënshkruar me skuadrën e Meszokovesd Zsory, njofton “infOSport.mk”.

Është ky një hap para në karrierën e futbollistit me origjinë nga Gostivari, i cili në këtë mënyrë plotëson vendin e lënë bosh nga ana e bashkëqytetarit të tij, Visar Musliu, i cili gjatë ditës së sotme u zyrtarizua te skuadra gjermane e Ingollshtad nga rradhët e MOL Fehervar.

Bilali së fundmi ishte pjesë e skuadrës rumune të Academica Clinceini, te e cila skuadër luante një rol mjaft të rëndësishëm. Ai gjatë stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit rumun u paraqit në plotë 16 ndeshje, duke zhvilluar plotë 1440 minuta.

Në një prononcim ekskluziv për “infOSport.mk”, Bilali rrëfen edhe arsyen e largimit nga skuadra rumune.

“Jam shumë i kënaqur me këtë transferim të ri! Te  Academica Clinceni në Rumani gjërat filluam të keqësoheshin, dhe e ndërpreva kontratën. Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë. Aty edicionin e kaluar kapëm edhe ndeshjet e “play-off”, pasi përfunduam në pozitën e 5-të. Megjithatë gjërat ndryshuan këtë edicion, ndaj dhe me marrëveshje të dyanshme ndërpreva kontratën” – u shpreh Amir Bilali në prononcimin e tij ekskluziv për “infOSport.mk”.

Ndryshe Bilali, i cili kishte nisur karrierën në Itali me të rinjët e Lacios, në futbollin tonë vendor kishte veshur fanellat e skuadrave të Rabotniçkit dhe FC Shkupit, ndërsa para se të transferohej në Rumani te Academica Clinceni, i njëjti kishte bërë karrierë edhe në Superligën shqiptare, duke luajtur me skuadrat si Bylis Ballsh, Teutën dhe së fundmi Partizanin. Vlen të theksohet se për një periudhë dy vjeçare, Amir Bilali kishte luajtur edhe në Slloveni me skuadrën e Celje. (infOSport.mk)

Lexo lajme interesante

You may also like