Amini i dogmatikëve politik | Mesazhi.com

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg



Çudi është puna me disa llomotitës ( e që nuk janë pak), që po thonë se në 99-en të gjithë i duartrokitëm vendimet e Ndërkombëtarëve dhe se edhe sot duhet duartrokitur ata në gjithçka që ata kërkojnë nga ne!

Por, të njëjtit e dinë mirë se në 99-en interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike të Ndërkombëtarëve ishin ne përputhje me interesat tona dhe ata intervenuan dhe e shporrën ushtrinë serbe nga Kosova, për çka ne ju jemi mirënjohës përgjithmonë. Të njëjtit e dinë poashtu se jo gjithmonë interesat e Ndërkombëtarëve janë në përputhje të plotë me interesat tona.

Arroganca dhe sjellja e serbëve kosovarë gjatë këtyre ditëve, padyshim se është edhe si pasojë e qëndrimeve të çuditshme Ndërkombëtare, e të cilët kësaj radhe po përputhen tërësisht me kërkesat serbe dhe sikurse ne nuk kemi bërë mjaft kompromise, po kërkojnë që edhe me tutje të shkelim të drejtën tonë kushtetuese me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive dhe moszbatimin e ligjit për Targat edhe pas shtyrjes së tij për një muaj dhe gradualitetit të zbatimit te tij!

Kjo edhe nuk duhet të na befasojë shumë, sepse diçka e tillë neve shqiptarëve na ka ndodhur jo nje herë nga Ndërkombëtarët, por ajo që na habitë neve është se një numer jo i vogël i llomotitësve tanë po thërrasin se ne duhet pranuar gjithçka që na ofrohet, edhe pse këta llomotitës po kërcejnë brenda notave të njëjta të simfonisë serbe.

Këta dogmatikë politik, vetëm Aminin e kanë mësuar, por jo edhe Kërkimin para Aminit! Zot, jep mend ku s’ka!

Nga: Husamedin Abazi







You may also like