Amerikanët i japin mbështetje Bashës para 8 janarit, kreu i PD zbardh detajet e takimit me zv/ambasadorin, nga protesta, te shtabi ushtarak

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Amerikanët duken të vendosur për të mbështetur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i takon betejës së nisur kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Berisha dhe Grupi i Rithemelimit i Partisë Demokratike, i lanë afat datën 5 janar Lulzim Basha për të liruar selinë blu, me pretendimin se është shkarkuar nga detyra pas vendimit të marrë nga 4446 delegatë të Kuvendit të thirrur nga anëtarësia në 11 dhjetor 2021 dhe referendumit të 18 dhjetorit.

Por afati skadoi dy ditë më parë, ndërsa Basha injoroi ultimatumet, duke bërë që Berisha dhe mbështetësit e tij të thërrasin një protestë më 8 janar, qëllimi i së cilës është “pushtimi” i selisë blu. Mirëpo teksa ish-kryeministri Berisha dhe ithtarët e tij kanë shtuar kërcënimet, zoti Basha ka marrë dje bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në selinë blu ka shkuar zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, Demian Smith, i cili zhvilloi një takim rreth një orë me kryedemokratin Lulzim Basha.

Gazeta ka mësuar se mes të tjerash në fokus të takimit mes liderit demokrat dhe diplomatit amerikan ka qenë situata në Partinë Demokratike e veçanërisht çështja “Berisha”. Sipas informacioneve, mësohet se zoti Smith i ka dhënë mbështetje Bashës, duke i kërkura që të mos zmbrapset nga kërcënimet e Berishës dhe të vijojë përpara me axhendën e tij.

Madje mësohet se diplomati Demian Smith është shprehu i qartë në takim se SHBA-të njohin si kryetar legjitim të PD vetëm Bashën, pasi sipas tij, Berisha i përket të shkuarës dhe s’ka kthim pas për shpalljen “non grata”. Pra duket qartë që Basha ka mbështetjen e amerikanëve dhe se vizita e diplomatit Smith në selinë blu ka ardhur dy ditë para protestës së 8 janarit të thirru nga Berisha.

Por detaje rreth takimit të djeshme me zëvendësambasadorit të SHBA në Tiranë, Demian Smith, ka dhënë dje edhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit teksa ishte duke folur në një lidhje direkte nga selia blu për emisionin “Open” në “Top Channel” zbuloi se me diplomatin amerikan diskutoi për çështjen “Berisha” dhe protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri, si dhe situatën politike në vend e rajon.

“Kemi diskutuar për shumë gjëra me ambasadorin Smith. Folmë për 8 janarin, për zhvillimet politike dhe ato brenda PD. Folëm për zhvillimet në rajon ku ka pasur tensionime sidomos në Kosovë dhe Bosnjë. Folëm për Dodik për të kuptuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Për të luftuar autokracinë. Një nga kurat kryesore që administrate kryesore ka është lufta kundër korrupsionit. SHBA ka krah PD-në në luftën kundër korrupsionit. Folëm dhe për skandalet e qeverisë si publikimi i të dhënave. Është e njëjta dorë që ka vjedhur shqiptarët. Në lidhje me këtë shpreha shqetësimin për bllokimin e tre komisioneve. Dhe sigurisht për çështjen Becchetti, pak a shumë të gjitha që ju thashë ju. Nuk kam folur ndonjëherë në emër të SHBA”, deklaroi ai.

Më tej kryedemokrati Basha shtoi se me zv/ambasadorin Smith kishte diskutuar edhe për ngritjen e Shtabit Pararojë të dislokuar në Shqipëri nga Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA në Europë.

“Me zotin Smith folëm gjithashtu për lajmin se Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) ka vendosur fundmi që të ngrejë një shtab të saj pararojë në Shqipëri. Ky është një lajm shumë i mirë”, nënvizoi Basha.

You may also like