Amerika shpall të paligjshëm abortin/ Dua Lipa, Bebe Rexha kundërshtojnë ashpër vendimin – Shqip

by admin
Spread the love

Artistet shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e Dua Lipa kanë dalur hapur kundër vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë në SHBA që ndalon me ligj abortin. Ato i janë bashkuar yjeve amerikanë me reagimet e tyre kundër këtij vendimi që ka ngjallur zemërim në të gjithë Amerikën.

“Armët kanë më shumë të drejta se gratë në Amerikë për momentin”, shkruan Bebe Rexha.

Ndërsa Dua postoi një status ku shkruhej: “Ta bësh abortin të paligjshëm dhe të kriminalizuar do të thotë që njerëzit do futen në telashe nëse ndodh të dështojnë gjatë shtatzënisë, njerëzit do vdesin në rast se aborti mund t’i shpëtojë, njerëzit do udhëtojnë në shtete të tjera për të abortuar”.

You may also like