Amerika po dërgon armë me vlerë 450 milionë dollarë në Ukrainë – tipet e raketahedhësve që do përfshijë paketa

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një paketë të re armësh me vlerë 450 milionë dollarë në Ukrainë në javët e ardhshme.

Paketa e re e ndihmës ushtarake do të përfshijë gjithashtu raketahedhës me shumë fuçi të tipit Himars, konfirmuan për reuters dy zyrtarë amerikanë.

Për javë të tëra, Ukraina i ka kërkuar Perëndimit që t’i dërgojë më shumë armë të rënda, veçanërisht MLRS me një rreze më të gjatë se sa kanë aktualisht.

Dje, ministri ukrainas i mbrojtjes konfirmoi se ata kishin marrë dorëzimin e parë të MLRS-ve amerikane, duke shtuar se “rusët po presin një verë të nxehtë, për disa prej tyre edhe të fundit”.

Theksojmë se forcat ruse po përpiqen të marrin pjesë lindore të shtetit ukrainas, por po hasin në rezistencën e forcave ushtare të Ukrainës.

Rruga Press

You may also like