Amerika me veprim fantastik, kundër pjesëmarrjes së sportistëve rusë e bjellorusë në Lojërat Olimpike

by admin
Spread the love

Amerika është kundër pjesëmarrjes së sportistëve rusë e bjellorusë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Këtë deklaratë e bëri për mediat zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katerine Jean Pierre.

Ajo tha se nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të lejojë sportistët e këtyre dy shteteve, ata duhet të garojnë si neutralë, pa flamuj e simbole të vendeve të tyre.

“Ne kemi mbështetur që në fillim pezullimin e Rusisë e Bjellorusisë nga eventet e ndryshme sportive apo përjashtimin e tyre nga Federatat ndërkombëtare.

Nuk duhet të kthehemi pas tani. Ata mund të garojnë si neutralë, por absolutisht nuk duhet të shfaqen simbolet apo flamujt e këtyre dy shteteve”, tha Jean Pierre, që i mbyll derën idesë se lejimit të këtyre dy vendeve në Olimpiadë.

Ai që hodhi këtë ide ishte presidenti i IOC, Thomas Bach, që u shpreh se po sheh mundësinë që Rusia e Bjellorusia të marrin pjesë në Olimpiadën “Paris 2024”.

Gjithsesi, kjo ide nuk është mirëpritur, madje Ukraina ka dalë kundër, duke kërkuar bojkotin e Olimpiadës në rast se këto dy shtete do të lejohen.

You may also like