Amerika e do rolin e saj në dialogun Kosovë -Serbi (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill, ka thënë se SHBA-ja duhet ta luajë rol në dialogun Kosovë-Serbi.

Hill, thotë se është i “shqetësuar për mungesën e përparimit dhe se këtu është i rëndësishëm bashkëpunimi Bashkim Evropian-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Jam i shqetësuar për mungesën e progresit në dialog. Nuk e di se cila do të ishte masa e duhur për të përfshirë SHBA-në, por BE-ja ka një pikëpamje specifike për dialogun dhe qëndrimi i saj është se është dialogu ai që do të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në fund të fundit, ajo ka pasur eksperienca të mëparshme nga të cilat ka mësuar se nuk dëshiron të përfshijë vende që do të sjellin probleme, sepse tashmë kanë mjaft problemet e tyre. Koncepti i dialogut është që të sqarohen problemet para hyrjes në BE”, shtoi Hill në një intervistë dhënë për gazetën serbe “Blic”.

Në po të njejtën intervistë diplomati i karrierës, shtoi se është më e rëndësishmja që  Brukseli e Uashingtoni të punojnë së bashku sepse e kanë interes po të përbashkët që dialogu t’i vihet në fund.

“Nuk është e përshtatshme që dialogu të rrjedhë pa asnjë rezultat, mendoj se të gjithë duhet të mblidhemi e të mendojmë sesi të vihet deri të përparimi”

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, thotë se politikën amerikane e karakterizon konsistenca në politikën e tyre në Ballkanin Perëndimor.

“ Pa përfshirjen amerikane nuk është zgjedhur asnjë problem në kontinentin evropian”, shtoi ajo.

Çitaku, kritikoi qeverinë se po e dërgon dialogun në tema teknike. Sipas saj bisedimet duhet të jenë politike dhe që çojnë drejt një ujdie ku njohja e ndërsjellë është në qendër.

You may also like