Ambasadorja Yuri Kim zbardh takimin në Kryeministri, të pranishëm Peleshi dhe shefi i Forcave të Armatosura

by admin
Spread the love

Ambasadorja Yuri Kim zbardh takimin e papritur që ka zhvilluar sot në Kryeministri. Përmes një shënimi në llogarinë e saj në Twitter, Kim thotë se të pranishëm kanë qenë ministri Niko Peleshi dhe shefi i Forcave të Armatosura, Arben Kingji.

Ajo thekson se Amerika mezi pret që të punojë ngushtësisht me Shqipërinë, për të siguruar që mbështetja e aleatëve për trajnime dhe pajisje, plotëson nevojat e vendit tonë.

“Faleminderit kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi & Shefit të Mbrojtjes Gjeneral Kingji për një takim produktiv këtë mëngjes për të shqyrtuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në mbrojtje. 2022 shënon vitin e parë të pranisë së qëndrueshme ushtarake amerikane në Shqipëri.

Ne mezi presim të punojmë ngushtë me Shqipërinë në 2023 për të siguruar që mbështetja amerikane për trajnime dhe pajisje plotëson nevojat e Shqipërisë, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së #NATO-s. Gjithashtu presim me padurim #DefenderEurope2023. Jemi krenarë që jemi gjithmonë #krahperkrah”, shkruan Kim.

You may also like