Ambasadori zviceran thotë se dialogu me Serbinë ka rëndësi ta madhe, opozita e kritikon Qeverinë

by admin
Spread the love

Instituti Demokratik i Kosovës
(KDI) të premten ka mbajtur konferencë me temën “Ndikimi i dialogut me Serbinë
në politikën e jashtme të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i
KDI, tha se për shumë vjet e kanë ndihmuar këtë proces kaq të rëndësishëm për
vendin.

“KDI tash e pesë vite ka
punuar për çështjen e dialogut, ku ka ndihmuar punën e kuvendit dhe duke
asistuar vizitat në terren për të parë marrëveshjet e arrira në dialog”.

“Ne poashtu kemi promovuar pjesëmarrjen
e eksperteve dhe qytetarëve në këtë proces, duke ndërmjetësuar në këtë proces”.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas
Kolly, theksoi se politika e jashtme ka pasur ndikim te secili qytetar, duke e
cilësuar si proces të rëndësishëm dialogun për Kosovën në të gjitha proceset e
vendit.

“Mendoj se është politika e
jashtme ajo që ka pasur ndikim te secili qytetar. E kemi proces të rëndësishëm
të dialogut për Kosovën e që monitorohet nga Bashkimi Evropian, por edhe marrëveshje
të shumta”.

Në kuadër të kësaj konference u bë
edhe prezantimi i raportit mbi tematikën e dialogut ku Eugen Cakolli,  hulumtues në KDI tha se pozicionimi i
faktorit ndërkombëtar ka pasur rëndësi të madhe në krejt këtë proces.

Ai e cilëson si jo shumë shpresëdhënës
situatën e tanishme që ka të bëjë me dialogun.

“Pozicionimi i faktorit ndërkombëtar
ka pasur shumë rëndësi tek ky proces. Situata e tanishme nuk duket aspak shpresëdhënëse
e sidomos për Kosovën. Rrezik tjetër i një situate është edhe raporti i Kosovës
me aleatët ndërkombëtar nëse do të sforcoheshin, për çka do të mund të kishte
ndikime në sfera të shumta e ndër to ai financiar”.

“Rrezik tjetër që
ballafaqohet Kosova është vendosja në prioritetet e fundit tek ndërkombëtarët për
procesin e dialogut”.

Tema mbi dialogun ka vazhduar edhe
me diskutimin e të pranishmëve nga parti të ndryshme politike, raporton
Ekonomia Online.

Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e
LDK-së tha se dialogu do të duhej të përmbyllej me një marrëveshje gjithëpërfshirëse
ku do të sillte njohjen e Kosovës si shtet.

“Do doja që edhe nga Pozita të
ishin prezent dhe së pari të dëgjonim nga ta, gjithsesi më e rëndësishme për ne
është se ne e shohim si shumë të rëndësishme këtë proces, ku me një marrëveshje
gjithëpërfshirëse të sjellim një njohje për Kosovën”.

Mjekiqi poashtu tha se e kanë parë
me shumë rezervë pozicionin e kësaj Qeverie karshi dialogut dhe mungesën e
komunikimit.

“Nuk shoh që ka shumë dallime
në vija të trasha nga partitë politike se çfarë mund të sjell dialogu, por që e
kemi parë me rezerva komunikimin e Qeverisë me qytetarët dhe të tjerët mbi
dialogun dhe qasja e kësaj qeverie karshi dialogut”.

Bernard Nikaj, sekretar për marrëdhëniet
ndërkombëtare në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) theksoi se Kosova nuk ka
një politikë të jashtme të hartuar dhe të koordinuar.

“Kosova nuk ka një politikë të
jashtme të hartuar dhe të koordinuar, dhe është në një situatë të pa definuar.
Integrimi në Bashkimin Evropian është një politikë afatgjate dhe duhet bërë së
më shpejtë që është e mundur”.

“Politika jonë e jashtme në
raport me BE-në ka qenë gjithmonë me atë se çfarë po bëhet dhe çfarë mund të
arrihet në procesin e dialogut. Është shumë e rëndësishme që të shihet si një
rrugë dhe drejtim i rëndësishëm për vendin”.

“Sa i përket PDK-së ne besojmë
që angazhimi i qeverisë është i domosdoshëm në këtë proces të dialogut, dhe
shpresojmë që qeveria të sjell një marrëveshje që do të rezultojë me njohje të
dyanshme”.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes
Vetëvendosje Fitore Pacolli tha se dialogu dhe komunikimi ndërmjet të dy
shteteve nuk duhet të ndikoj në raportet me ndërkombëtarët, raporton EO.

“Dialogu është çështje
bilaterale në mes dy shteteve duke u munduar t’i zgjedhin problemet mes vete
dhe kjo nuk duhet të na pengoj në raportet që kemi me marrëdhëniet me jashtë.
Jemi duke reformuar tërësisht shërbimin e jashtëm. Ka politikë të jashtme pa
dialogun dhe tashmë duhet të shohim punën tutje.

Demush Shasha, drejtor i
Institutit EPIK tha se dialogu sa mund të jetë integrues dhe i mirë, mund të
jetë edhe i dëmshëm duke theksuar që aty ku preket shtetësia e vendit mund të
jetë i dëmshëm.
“Dialogu
dominon procesin integrues të vendit. Dialogu mund të jetë shumë i dëmshëm por
mund të jetë shumë i mirë. Ka qenë shumë i dëmshëm që vënë në dyshim shtetësinë
tonë, por paoshtu ai është shumë i dobishëm sepse ka rol të rëndësishëm. Jam
optimist për dialogun sepse kemi një mazhorancë që mund të luaj rol në këtë
proces, dhe një pozitë që mund të ndikoj këtu pra situata është unike”

You may also like