Ambasadori rus në veri – Rama: Teatër i rrezikshëm, “Open Ballkan” rruga më e mirë për Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “Open Ballkan” është rruga më e mirë për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Ai këtë e tha pasi u pyet për deklaratën e tij të dhënë në sa i përket “Open Ballkan”, kur javë më parë deklaroi se Kosova po bënë teori konspirative.

“Kam pasur shumë mesazhe në rrjetet
sociale për shkak të situatës së krijuar nga Kosova ku pavarësisht toneve dhe
ngjyrave, tani jam edhe më i bindur se sa që isha që ‘Ballkani i Hapur’ është
rruga jonë për të mirën tonë të përbashkët”.

E, Rama thekson se do të vijë dita e njohjes së
Kosovës nga Serbia si dhe kërkesa e faljes për krimet e kryera.

“Dita ne një Evropë të bashkuar do të vije,
është e pashmangshme edhe dita kur Serbia do ta njoh Kosovën dhe kërkesa e
faljes për krimet e paharrueshme do vije”.

Rama ka thënë se nuk ka pasur asnjë lloj
komunikimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për situatën e krijuar në veri.

“Nuk kam pasur një bisedë me presidentin
Vuçiq, apo si shumë herë miqtë e mi nga Kosova në rrjetet sociale thonë me vëllanë
tim Vuçiq, nuk ka për çfarë të biseduar pasi që kushtet janë që e drejta është
me Kosovën ne jemi në krahë të Kosovës”.

Madje ai e ka quajtur teatër të rrezikshëm, shkuarjen e ambasadorit rus në veri të vendit.

You may also like