Ambasadori rus në OKB: Rusia së shpejti do të marrë nën kontroll këto qytete

by admin
Spread the love

Ambasadori rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vassily Nebenzia, ka thënë se Rusia së shpejti do të marrë nën kontroll rajonet ukrainase të Donetskut e Luhanskut.

Nebenzia për BBC-në ka thënë se plani fillestar i Rusisë ka qenë neutraliteti i Ukrainës, demilitarizimi dhe denazifikimi, ndërsa çlirimi i rajonit Donbas ishte synimi kryesor.

“Do ta shihni çlirimin e gjithë Donetskut dhe Luhanskut, shpresoj të ndodhë shpejt. Po më pyesni se çfarë ishte plani. Plani fillestar ishte neutraliteti i Ukrainës, demilitarizimi dhe denazifikimi. Çlirimi i Donbasit ishte synim kryesor që po implementohet për momentin”, tha Nebenzia.

Rruga Press

You may also like