Ambasadori i Francës: Nuk ka afat për bisedime me Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk ka një afat specifik për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, por, Franca do të ketë qasje konstruktive, në zgjidhjen e kontestit bilateral me Bullgarinë. Kështu u shpreh ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Siril Bomgartner, gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit për Euro-integrime derisa shpalosi prioritet e Francës gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian.

Siril Bomgartne, ambasador francez në vend

“Sa i përket zgjerimit dhe anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për këtë temë nuk ka ndonjë afat konkret, sepse ky afat varet nga konferenca ndërqeveritare që do të shënojë fillimin e negociatave dhe në këtë moment është e pamundur të caktohet një datë e saktë, por vendi vazhdimisht do të bashkohet me presidencën franceze dhe tre institucionet e tjera të interesuara, në mënyrë që gjërat në mënyrë konstruktive të mund të përparojnë në një drejtim më të mirë”.

Gjatë presidencës franceze të Këshillit të BE-së, ambasadori francez njoftoi se do të mbahet konferencë për Ballkanin Perëndimor, pikat e së cilës ende nuk janë të përcaktuara. Sipas tij, kjo konferencë është e planifikuar për në muajin qershor dhe është një konfirmim i vëmendjes së presidentit francez që i kushton rajonit.

Siril Bomgartne, ambasador francez në vend

“Pikat e kësaj konference nuk janë të vendosura ende, sepse ideja është të bashkëpunojmë dhe të përgatitemi në partneritet me vendet e interesuara, por vetë fakti që presidenti francez vendosi të organizojë një ngjarje të tillë është një konfirmim i vëmendjes që ai ia kushton rajonit. Në këtë konferencë duhet të specifikohen qëllimet, respektivisht do të flitet vetëm për zgjerimin, sepse do të jetë një samit në të cilin do të marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë”

Gjithashtu edhe ambasadori i BE-së David Gere është pajtuar me pikëpamjen se reformat e BE-së janë të rëndësishme për rajonin.

David Gere, ambasadori i BE-së

“Reformat që po planifikohen do të jenë të mira edhe për Bashkimin Evropian, dhe rrjedhimisht për shtetet e ardhshme anëtare dhe për këtë shtet. Është e rëndësishme në të njëjtën kohë të shihet përparim në çështjen dypalëshe me Bullgarinë dhe të shihet se Maqedonia e Veriut vazhdon të ecë përpara me reformat në rrugën e saj evropiane”

Euro-ambasadori pret nga partitë në pushtet dhe opozita të bashkohen rreth prioriteteve evropiane në mënyrë që të përfitojnë të gjithë.

You may also like