Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

by admin
Spread the love

Ambasadori gjerman Zingraf është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha.

Ambasada shkruan se temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Njoftimi i ambasadës:

“Ambasadori Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit. Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen.”-thuhet në njoftim.

You may also like