Ambasadori britanik e mirëpret dëshirën e Kosovës për të hyrë në KiE, i uron suksese

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, e ka mirëpritur dëshirën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian.

Ai e ka konsideruar këtë si sinjal të mirëpritur të përkushtimit kosovar ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëpritur i angazhimit të saj për demokraci, për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Abott në llogarinë e tij në Facebook.

“Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për t’i mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për ta zgjeruar integrimin e saj ndërkombëtar”.

“I uroj suksese Kosovës!”

You may also like