Ambasadorët të kënaqur me trajtimin e komuniteteve në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadorët e akredituar në Kosovë e kanë vlerësuar punë që Qeveria po bënë sa i përket trajtimit të komuniteteve, raporton Shqip.  Këto komentet ai i bënë në Samitin e parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor.

Thomas Kolly, ambasadori i Zvicrës në Kosovë e përgëzoi Qeverinë për punën që është duke e bërë për komunitetet.

Ndonëse numëroi sfidat ai tha se angazhimi i Qeverisë në këtë drejtim nuk mungon.

“Shifrat që i shoh tregojnë që ka shumë pak martesa ndërkulturore. Fëmijët e komuniteteve shumicë nuk shkojnë në shkolla me fëmijët pakicë. Punësimi mbetet i voglën në institucione. Çfarë duhet të bëjmë ne është që të rrisim ndërgjegjësimin”.

“Çfarë duhet të bëjë shumica të interesohet se cila është kultura ë komuniteteve e cila është shumë të pasura e që nuk dihet nga shumica, pra shumica të takohet me komunitetet që t’i njohin. Dëshiroj që ta përgëzoj Qeverinë e Albin Kurti për angazhimin për t’i mbështetur këto komunitete”, tha ai.

Edhe shefi i Zyrës së BE-së Tomash Szunyog, pati fjalë të mira për Qeverinë. Ai tha se edhe shoqëria civile ka një rol kyç në lidhje me luftimin e diskriminimit dhe në ndihmën ndaj komuniteteve.

“Diskriminimi racor është një çështje që ka prekur gjithë rajoni po ashtu e ka prekur edhe Kosovën. Do ta përgëzoj Qeverinë për angazhimin për këto komunitete”.

“BE-ja ka kënaqësinë që ka ofruar ndihmën. Shoqëria civile ka një rol kyç në lidhje me luftimin e diskriminimit. Dua të potencoj që autoritet e Kosovës kanë dënuar incidentet e diskriminimit  në vitet e kaluara”.

Ambasadori amerikan Jeffrey M. Hovenier, duke treguar për bashkëpunimin që ka kjo ambasada me organizata vendore për t’i ndihmuar komuniteteve, e përgëzoi komunën e Prizrenit që e kanë vendosur gjuhën rome si gjuhë zyrtare.

“Është thënë aq shumë dhe është e vërtet që diskriminimi ka efekte të keq në shoqëri. E përgëzoj Komunën e Prizrenit që ka vendosur gjuhen rome në gjuhë zyrtare në atë komunë. Dëshiroj që të gjithë ju të jeni të barabartë”, tha ai.

Përderisa kryeministri Albin Kurti, në këtë panel diskutimi përmendi poetin tashmë të ndjerë nga komuniteti romë Kujtim Paqakun.

Sipas Kurtit, ai u bënte thirrje komuniteteve që të mos mjaftohen vetëm më përfshirje por edhe të  kërkojnë pjesëmarrje në shoqëri.

“Dua ta kujtoj Kujtim Paqakun, që në poezinë e tij bënë pyetje deri kur? E dimë që ka shumë talente të pa zbuluar tek këto komunitetet. Ne e dimë që ka varfëri, se varfëria është pasoj ekonomike e politike dhe shoqërore”.

“Ne si Qeveri e kemi kuptuar rendësin e arsimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas dhe për ta kemi ndarë bursa që të shkollohen. Unë po e ritheksoj që duhet të kujdesim për familje, arsim dhe ekonomin ku komunitetet kanë netoj për punë atyre ju mundëson që të rregulloj e jetën e tyre. U bëjë thirrje romëve, ashkalinjëve dhe egjiptasve që të mos u mjaftoni vetëm më përfshirje kërkoni edhe pjesëmarrje sepse pjesëmarrja na bënë të barabartë”, tha ai.

Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitetesh, në Maqedoninë se Veriut, tha se me marrëveshjen e Ohrit e cila është arritur në vitin 2021 ka ndryshuar jeta e komuniteteve në këtë shtet, raporton EO.

“Deri në vitin 2021 me arritjen ë marrëveshjes së Ohrit, komunitetet në Maqedoninë diskriminoheshin. Me këtë marrëveshje kemi një mekanizëm për përfaqshim adekuat. Avancimi i të drejtave të komuniteteve është bërë nga marrëveshja e Ohrit. Të gjitha komunitetet e kanë të garantuar arsimin në gjuhën amtare. I është dhënë hov edhe punësimit të komuniteteve”, tha ai.

Lexo lajme interesante

You may also like