Ambasada e SHBA në Tiranë nxjerr fytyrën e propagandës së Kremlinit: Ka bërë fushatë dezinformuese, edhe pse nëpunës ai është multimilioner

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka publikuar foton e zëdhënësit të Putinit, Dmitri Peskov duke e përshkuar atë si “fytyra e propagandës së Kremlinit”.

Në një status në Facebook, ambasada thotë se ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin që i është bërë disa kritikëve të Putinit.

“Fytyrat e Propagandës së Kremlinit | Dmitri Peskov ka shërbyer si zëdhënës i Vladimir Putinit që prej vitit 2008. Në këtë cilësi, ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin me polonium të ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko në vitin 2006, helmimin me Novichok të ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skirpal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018 dhe helmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në vitin 2020”, shkruan ambasada.

 

 

You may also like