Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm: Kjo gjë është thelbësore për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Shqipërisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura Shqiptare bashkëpunuan për të zhvilluar kursin e parë të Menaxhimit të Stokut Fizik të Sigurisë në Shqipëri”, shkruan Ambasada Amerikane, teksa shton se kjo gjë është thelbësore për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Shqipërisë.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

“Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura Shqiptare bashkëpunuan për të zhvilluar kursin e parë të Menaxhimit të Stokut Fizik të Sigurisë në Shqipëri. Ky kurs trejavor nga këshilltarë ushtarakë amerikanë, u fokusua në ruajtjen dhe përdorimin e duhur të municioneve dhe rezervave ushtarake. Instruktorë nga programi humanitar i Komandës Europiane për Veprimin ndaj Minave dhe Forca Ajrore e ShBA mësuan studentë nga Forcat Tokësore Shqiptare dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në një përpjekje për të ndërtuar aftësi të qëndrueshme dhe për të shkëmbyer ekspertizën. Ruajtja dhe trajtimi i duhur i municioneve ushtarake janë thelbësore për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Shqipërisë.”-njofton ambasada.

You may also like