Amazon dhe Google kritikojnë ndryshimet në cloud computing të Microsoft

by admin
Spread the love

Amazon dhe njësia e Alphabet, Google, kritikuan të martën ndryshimet në cloud computing të Microsoft, duke thënë se ato kufizojnë konkurrencën dhe i largojnë klientët nga përdorimi i ofruesve rivalë të shërbimeve cloud.

Gjiganti amerikan i software njoftoi të hënën se ndryshimi i marrëveshjeve të licencës dhe ndryshimet e tjera do të hyjnë në fuqi më 1 tetor, dhe se, sipas tyre, do ta lehtësojnë konkurrencën për ofruesit e shërbimeve cloud.

Amazon, Google, Alibaba dhe shërbimet cloud të Microsoft do të përjashtohen nga marrëveshjet.

Lëvizja e Microsoft vjen pasi disa konkurrentë të vegjël në Bashkimin Europian u dërguan ankesat e tyre mbi praktikat e shërbimeve të tij cloud autoriteteve antitrust të BE, të cilat pyetën më pas operatorët e tregut mbi çështjen dhe ndikimin që kanë pasur.

Amazon, ofruesi kryesor i shërbimeve cloud, i ndjekur nga Microsoft e Google, kanë shprehur kritika të ashpra.

“Microsoft tani po dyfishon të njëjtat praktika të dëmshme, duke zbatuar edhe më shumë rregullore në përpjekje për të kufizuar konkurrencën me të cilën duhet të përballet, në vend që të dëgjojë klientët dhe të rivendosë licencimin e drejtë software në cloud për të gjithë” – deklaroi një zëdhënës i njësisë së saj të shërbimeve cloud AWS në një email.

Zëvendëspresidenti i Google për çështjet dhe politikat administrative të Google Cloud, Marcus Jadotte, ishte po aq i ashpër.

“Premtimi i cloud është një teknologji elastike, pa detyrime kontraktuale” – deklaroi ai në një tweet.

“Përdoruesit duhet të jenë në gjendje të lëvizin lirisht mes platformave dhe të zgjedhin teknologjinë që është më e përshtatshme për ta, në vend të asaj që funksionon më mirë për Microsoft” – tha Jadotte.

/ Reuters

 

You may also like