AMAN – Baerbock dhe al-Safadi diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love

AMAN, 27 janar /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock u takua sot me homologun e saj jordanez, Ayman al-Safadi për bisedime mbi luftën e Gazës dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Konsultimet në kryeqytetin e Jordanisë, Aman pritet të fokusoheshin në krizën humanitare në Rripin e Gazës dhe perspektivat pas përfundimit të luftimeve.

Baerbock ndaloi në Jordani gjatë kthimit nga një udhëtim treditor në Afrikën Lindore.

Lufta në Gaza u shkaktua nga masakra më e keqe në historinë e Izraelit, e kryer nga terroristët e organizatës islamike palestineze Hamas dhe grupeve të tjera ekstremiste në Izraelin jugor më 7 tetor.

Përveç gjendjes së rëndë të popullatës civile në Gaza, kërkimi për një zgjidhje paqeje midis Izraelit dhe palestinezëve gjithashtu ka të ngjarë të luajë një rol në bisedimet mes Baerbock dhe al-Safadi.

Ministri gjerman favorizon një zgjidhje me dy shtete, sipas së cilës një shtet palestinez i pavarur, demokratik dhe i demilitarizuar duhet të ekzistojë paqësisht përkrah Izraelit.

Megjithatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu së fundmi përsëriti kundërshtimin e tij të rreptë ndaj një zgjidhjeje të tillë pas përfundimit të luftës së Gazës.

Hamasi është gjithashtu kundër një zgjidhjeje me dy shtete dhe kërkon të krijojë një shtet palestinez në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan, me shkatërrimin e shtetit të Izraelit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like