Alvisa zbulon padashur se ajo flet me Brunon mbrëmjeve – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

19:45 | 18 Tetor 2021

Bruno dhe Alvisa kanë diskutuar sot në studio.

Bruno dhe Alvisa tashmë janë të njohur për publikun shqiptar si dyshja e preferuar, shkruan lajmi.net.

Pasi Bruno ka shprehur pëlqim për Adën pas Alvisës, marrëdhënia e këtyre të fundit u përça deri diku.

Sot Bruno në studio deshi të falënderonte dy konkurrentë të “Përputhen” të cilët iu gjendën afër atij pasi po ndihej keq dhe nuk përmendi Alvissën por Mikelën.

Alvisa mori fjalën duke thënë se ajo i kishte thënë mirëmengjes atij sot në studio pasi biseda e tyre e fundit ishte mbrëmë natën duke lënë të kuptohet se këta të fundit flasin mbrëmjeve./Shqip/

You may also like