Alvisa dhe Bashkimi bashkë në përmbylljen e “Për’puthen”?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Për’puthen” është drejt fundit të këtij edicioni ndërsa është bërë e ditur se në puntatat e fundit do të jenë pjesë të gjithë konkurrentët.

Ndjekësit besnikë të emisionit do të kenë mundësi që për herë të parë të jenë pjesë e studios dhe t’i bëjnë të preferuarve të tyre ndër sezone pyetjet që kanë.

Kaq nga njoftimi ka mjaftuar që ndjekësit të (mezi) presin një takim të Bashkimit dhe Alvisës i cili do të ishte i pari pas ndarjes.

Por, kjo nuk do të ndodhë.

I pyetur nga ndjekësit, Bashkimi së fundmi ka precizuar se do të jenë në puntata të ndryshme, për të shmangur takimin.

Momenti epik i çiftit që u nda rrufeshëm bashkë pas afro një muaji krah njëri-tjetrit nuk do të ndodhë, përveç nëse shkëmbehen në korridoret e Top-it dhe kamerat do jenë aty për të filmuar çdo moment të mundshëm.


You may also like