Alves bën gjithçka për lirinë, i gatshëm të dorëzojë pasaportën dhe të përdorë gjurmues

by admin
Spread the love

Futbollisti Dani Alves është aktualisht në një burg të Barcelonës ku është ndaluar për shkak se akuzohet nga një vajzë 23-vjeçare.

Kjo e fundit pretendon se është sulmuar seksualisht dhe fizikisht nga braziliani, me autoritet që e kanë ndaluar mbrojtësin derisa akuzat të konfirmohen ose të hidhen poshtë.

Megjithatë, avokatët e Dani Alves po këmbëngulin gjithnjë e më shumë për lirimin me kusht të lojtarit teksa vetë 39-vjeçari është shprehur i gatshëm të dorëzojë pasaporten tek autoritetet dhe madje të përdorë një gjurmues që tregon në çdo kohë vendndodhjen e tij.

Kjo pasi autoritetet duke njohur mundësitë ekonomike të Dani Alves i druhen faktit se braziliani mund të arratiset dhe të largohet jashtë Europe, aty ku më pas do të vështirësohej ndjeshëm mundësia për ta vendosur para drejtësisë në rast se provohej akuza.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë tashmë se çfarë do të vendosin autoritetet në lidhje me lirimin me kusht të Alves, që pasi pranoi të dorëzojë pasaportën dhe të vendosë gjurmuesin, mund të marrë “dritë jeshile” për të dalë nga burgu.


Top Channel

You may also like