AlternAtivA: Ne nuk kemi propozuar asnjë njeri në diplomaci

by admin
Spread the love




Zëdhënësi i partisë, AlternAtivA, Orhan Murtezani, para pak çastesh i ka përgënjeshtruar zërat se subjekti i tyre ka bërë propozime për emërime në diplomaci. Ai në një postim në rrjetin social facebook, me këtë mënyrë i ka hedhur poshtë zërat se propozimi për konsull të përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut në Neë York, ka ardhur nga partia e tyre.

Në vijim ja edhe reagimi i plotë i Alternativës.

AlternAtivA deri tash as nuk ka biseduar për përfaqësim në diplomaci e as që ka marrë ndonjë përgjegjësi të tillë. Secili lajm a postim që e ndërlidh Alternativën me emërimin e ndonjë diplomati diku është vetëm shpifje dhe nuk ka të bëjë asgjë me Alternativën.

 


You may also like