Alternativa me derën e hapur për në Qeveri, ministri e drejtori?!

by admin
Spread the love

Alternativa pritet që ti bashkohet Qeverisë, edhe pse lidhur me këtë pritet të vendosin organet partiake. Megjithatë siç mësohet kjo parti edhe periudhës së fundit ka pasur komunikim me kryeministrin Zoran Zaev për të diskutuar mbi mundësinë e sigurimit dhe zgjerimit të shumicës parlamentare.

Burime jozyrtare partiake për INA theksojnë se këtij subjekti i janë ofruar dy poste ministrore si dhe rreth 30 drejtori.

Kryetari i AAA, Afrim Gashi tha mbrëmë se vendimin do ta sjellin organet partiake, por ai vlerësoi edhe punën e kësaj Qeverie.

Gashi në ClickPlus në TV21 tha se Qeverisë aktuale nuk mund t’i mohohen meritat që ka rreth eurointegrimeve.

“Kjo Qeveri e futi Maqedoninë në NATO dhe ka aspirata shumë të theksuara që të bëhet pjesë e BE-së”, tha mes tjerash Gashi.

You may also like