Alternativa ka reguar ndaj vendimit të BDI-së, të cilët sot njoftuan se ministrat dhe funksionarët nga kjo parti kanë nënshkruar dorëheqjet, të cilat do të hyjnë në fuqi pasi VMRO-DPMNE-ja t’i votojë ndryshimet kushtetuese.
Ja reagimi i plotë i Alterativës:
Dyfytyrësia e sotme e Ahmetit, Grubit dhe klaneve të tyre dëshmon për disa gjëra. E para, se shumica parlamentare është shumë larg nga 2/3 e shumicës për ndryshimet e dëshiruara kushtetuese. E dyta, Ahmeti, Grubi dhe klanet e tyre dëshmuan se janë në panik për atë që pason. E treta, pas një skenari të PR-it të heroizmit të rrejshëm, tashmë të parë, sikurse “Pse jo”, përsëri po tentojnë që ta defokusojnë opinionin nga njollat e tyre korruptive dhe politike.
AlternAtiva porosit: zhytuni në baltën tuaj edhe pak, sepse pas zgjedhjeve parlamentare, kurdo që të ndodhin ato, do të jepni llogari para organeve gjyqësore për të gjitha padrejtësitë e bëra ndaj popullit shqiptar.
Ora po ecën!
Shkup, 30.07.2023