Alonso gati për sfida të reja – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kampioni i botës beson se do të fitojë të tjera gara me kampionatin e Formula 1 që po afron

Koha nuk është në anën e Fernando Alonsos, por 41-vjeçari që është shpallur dy herë kampion i botës në Formula 1 po përgatitet për një aventurë të re me Aston Martin.

Spanjolli synon që të shtojë numrin e fitoreve, të cilat janë 32. Por ai e di se gjasat janë të pakta që kjo të ndodhë në vitin 2023.

Alonso është i uritur për suksese, ndërsa në dy vitet e ardhshme do të garojë për skuderinë britanike.

“Unë besoj se ka një mundësi! Nuk mendoj këtë vit, jam i sinqertë për këtë dhe jam me këmbë në tokë. Mendoj se kemi hedhur një hap të madh përpara, krahasuar me vjet që po garojmë me tri skuderitë më të mëdha. Do bëjmë më të mirën. Qëllimi është që të luftojmë për podium. Duam të mundësojmë që kjo skuderi të fitojë gara dhe kampionate në të ardhmen”.

Asnjë pilot i Formula 1 nuk ka fituar kurrë një garë, pasi ka startuar në 300 prej tyre.

Spanjolli ka vendosur rekord duke garuar në 355 prej tyre.

Alonso tha se në vitin 2021, kur garonte për Alpine, vuajti në pesë garat e para, sa të fuste makinën në “shina”.

Ndërsa për të testuar makinën e re do të ketë në dispozicion vetëm një ditë e gjysmë, përpara se sezoni të nisë më 5 Mars në Bahrein.

Klan News

You may also like