“Allianz” një tabu për Interin, fitorja e fundit në Torino në vitin 2012

by admin
Spread the love

Interin e pret një sfidë e vështirë të dielën në “Allianz”, një stadium ku zikaltërit kanë thuajse 10 vite që nuk fitojnë.

Herën e fundit që Interi ka fituar në shtëpinë e Juventusit ka qenë në 3 nëntor të vitit 2012, falë golave të Milito (dygolësh) dhe Palacio, që përmbysën golin e shënuar më parë nga Vidal. Që nga ajo kohë në 10 takime të luajtura në Torino, Interi ka arritur 3 barazime dhe 7 humbje.

Derbi i Italisë është gjithmonë një sfidë e nivelit të lartë dhe Juventusi ka qenë gjithmonë macja e zezë e Interit edhe në ditët më të vështira të bardhezinjve.

Bilanci në 10 përballjet e fundit mes dy skuadrave në të gjitha kompeticionet anon nga Juventusi, që ka 5 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje. Interi mund të krenohet me suksesin në Superkupën e Italisë këtë sezon. / Oversport.tv

You may also like