Allegri nuk e sheh si titullar, Juventusi vendos çmimin për Weston Mckennie

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mesfushori amerikan, Weston Mckennie, nuk është më një titullar për trajnerin Massimiliano Allegri. 25-vjeçari nuk ka bindur aspak këtë sezon tek bardhezinjtë, dhe këta të fundit e kanë futur në listën e largimeve.

Siç raporton dhe e përditshmja italiane “Calciomercato”, Juventusi është i gatshëm të dëgjojë çdo ofertë në drejtim të amerikanin. Çmimi i vendosur nga bardhezinjtë, është 30 milionë euro për ta lënë të lirë ish-mesfushorin amerikan, që të largohet në janar.

Tottenham Hotspur është në “Pole Position” për të transferuar Mckennie në merkaton e dimrit. Megjithatë për shërbimet e amerikanit janë interesuar edhe dy rivalë të spursave. Bëhet fjalë për Manchester United dhe londinezët e Chelsea. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

You may also like