Allegri: Një fitore me vlera përballë një rivali të fortë. Titulli? Edhe Juve në garë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri I Juventusit Max Allegri ka folur pas fitores 2-0 përballë Interit në derbin e Italisë. “Është një fitore me vlera përballë një rivali direkt që nuk e mundnim prej disa kohësh. Interi është një skuadër e fortë dhe e tregoi edhe sot.

Në pjesën e parë ishim me fat, por kur luan me shpirtin e duhur edhe fati është në anën tënde. Në pjesën e dytë luajtëm mirë teknikisht, mbrojtëm mirë mirë. Më pëlqeu entuziazmi dhe dëshira e skuadrës,  për të arritur fitoren duhen këto karakteristika.

U rikthye Juve? Fitorja të ndihmon të fitosh. Duhet të festojmë sot dhe nesër të fillojmë të mendojmë për Veronën, që të mos hedhim poshtë këtë sukses.

Bast për Napolin apo Milanin? Nëse do të lejohej, do të vija bast për Juventusin që fiton titullin”, tha Allegri. /Oversport.tv

You may also like