Allegri: Menduam se ishim më të mirë se Verona, aktualisht nuk jemi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventusi është kthyer në një skuadër normale të mesit të renditjes. Ky verdikt jepet nga trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri, i cili pas sfidës së humbur me Veronën ka deklaruar se skuadra kundërshtare e cila deri pak javë më parë gjendej në fundin e renditjes, aktualisht është me e fortë se ekipi i tij.

“Duhej të vendosnim veten në nivelin e tyre, të vraponim, të ndiqnim kundërshtarin dhe me kalimin e kohës në ndeshje, cilësitë dalin në pah. Por nuk është se mundim skuadrat e mesit të tabelës së klasifikimit vetëm se veshim fanellën e Juventusit.

Ky është futbolli, janë përplasjet. Duelet në ajër dhe kur gjen Veronën duhet të vihesh në nivelin e saj. Edhe kundër Sasuolos që nuk është një skuadër fizike. Ndodhi e njëjta gjë, mendonim që ishim më të mirë se ata, duhet ndershmëri, në këtë moment nuk jemi”, tha Alegri

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like