Allegri me objektiva të qarta: E kemi për detyrë të fitojmë titullin kampion

by admin
Spread the love

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku Juventusi i tij ndodhet për një turne miqësor, Max Allegri i ka dërguar një mesazh rivalëve të tij për objektivat e sezonit të ardhshëm. Ai dha një konferencë për shtyp ku komentoi edhe afrimet e reja në skuadër.

“Juventusi si gjithmonë kërkon që të arrijë të gjithë objektivat. Këtë verë kanë ardhur lojtarë të rëndësishëm, disa me eksperiencë dhe disa të tjerë të rinj. Gjithashtu jemi në sezonin e dytë dhe do të fillojmë nga një bazë e mirë e vendosur. Pas një sezoni pa trofe, për herë të parë në 10 vite, tani kemi për detyrë të fitojmë titullin kampion.”

Allegri foli gjithashtu edhe për afrimet e reja: “Di Mari dhe Pogba janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Kemi gjithashtu edhe një lojtar të ri si Gatti, ndërsa ka edhe të tjerë të rinj që do të vlerësohen. Jam shumë i lumtur me afrimin e Bremer, një lojtar fizik dhe me karakteristikat që kërkonim”. /oversport.tv

 

 

You may also like