Allegri: Fitorja në derbi ka vlerë vetëm nëse i japim vazhdimësi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të premten në mbrëmje Juventusi i Max Allegrit pret Empolin e Zanettit në “Allianz Stadium” në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Serie A, që mund ta ndiqni në Oversport dhe Tibo. Të dyja ekipet vijnë në këtë sfidë me nga një fitore ndeshjet e fundit. Bardhezinjtë mposhtën Torinon në derbi, ndërsa Empoli triumfoi ndaj Monzës. Trajneri i Juventusit Allegri ka folur për mediat rreth ndeshjes së nesërme.

DERBI- “Mendoj se e merituam fitoren ndaj tyre. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja kampet me Torinon që tregoi që ishte një skuadër e fortë. Suksesi në derbi bëhet i rëndësishëm vetëm nëse arrijmë të marrim fitore të tjera, duke nisur që nga sfida e nesërme kundër Empolit.”

RIKUPERIMET- “Chiesa dhe Pogba po vazhdojnë shumë mirë. Gjithsesi ata nuk do të jenë nesër gati. Edhe unë do të doja ti kisha në dispozicion të dy për rezultate më të mira. Njëri ka bërë dy seanca stërvitore, ndërsa tjetri vetëm stërvitje pjesërisht me grupin. Do të ishte çmenduri e pastër nëse do t’i aktivizoja në lojë para kohe. Për te mos i rrezikuar nuk janë të grumbulluar për nesër.”

LOJTARËT- “Vlahovic luajti një nga ndeshjet e tij më të mira përballë Torinos. Kean gjithashtu bëri mirë, jam shumë i lumtur për të. Dita-ditës Moise po rritet edhe më shumë.

Mckennie vjen nga 11 ndeshje të luajtura dhe është i gatshëm, po ashtu dhe Cuadrado vjen nga shumë ndeshje të luajtura. Me duhet të vlerësoj shumë gjëra.

Miretti luajti shumë ndeshje në fillimin e sezonit duke bërë pak përgatitje, për shkak se na u bashkua në fillim të gushtit.

Bonucci është kapiteni, një lojtar me personalitet. Unë duhet të përpiqem të menaxhoj forcat e tij si ashtu edhe me të tjerët. Është thelbësore edhe kur luan po ashtu kur nuk luan. Ai është një njëri i përgjegjshëm dhe gjithmonë një vlerë e shtuar për skuadrën. Fatmirësisht kam 6 mbrojtës dhe mund t’i bëj të kthehen, ndërsa në rolet e tjera duhet të kërkoj një përpjekje më të madhe.

Sonte do t’i kem idetë e qarta. Skuadra është mirë mendërisht, fitorja në derbi na ka dhënë më shumë qetësi dhe moral. Sa më shumë të fitojmë aq më mirë do ndihemi.”

EMPOLI- “Ndaj Empolit nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se ata na mundën vitin e kaluar në shtëpi. Kemi pësuar vetëm 7 gola në kampionat, gjë që jemi në linjë në fazën e mbrojtjes, por na mungojnë pikët. Kundër Empolit kemi mundësi të luajmë një ndeshje të mirë dhe të rregullojmë sezonin tonë.” përfundoi Massimiliano Allegri. /oversport.tv

You may also like