Allegri entuziast, Chiesa i dërgon sinjale pozitive nga miqësorja e sotme

by admin
Spread the love

Teksa jemi në periudhën e Botërorit, ekipet vazhdojnë fazën e tyre përgatitore. Kështu dhe Juventusi që po përgatitet në qendrën stërvitore të Continassa, me lojtarët e disponueshëm.

Bardhezinjtë zhvilluan një miqësore mëngjesin e sotëm me ekipin e U-19, duke përzier lojtarët e ekipit të parë me këta të fundit. Federico Chiesa tregoi një formë mjaft të mirë në këtë ndeshje i cili shënoi dy gola dhe i dërgon Allegrit sinjale përmirësimi.

Po ashtu edhe Moise Kean tregoi një formë të zjarrtë, i cili realizoi një tripletë ditën e sotme. Vlen për t’u përmendur se sulmuesi me origjinë Shqiptare i Juventus U-19, Luis Hasa, mori pjesë në këtë takim dhe realizoi një gol. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

You may also like