Allegri e tradhtoi me dikë tjetër, vajza e aktores italiane shpërthen keq në rrjetet sociale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e sotme u konfirmua ndarja e njërit prej çifteve VIP në Itali. Pas 4 vitesh bashkë, edhe në bashkëjetesë, lidhja pasionante, me uljet dhe ngritjet e veta, mes Masimilliano Allegrit dhe Ambra Angiolinit ka përfunduar. Sigurisht, mediat italiane kanë rrëmuar edhe mbi shkakun e kësaj thyerjeje, e cila besohet të jetë tradhtia e trajnerit të Juventusit.

Partnerja e tij, aktore e njohur në Itali, pasi kishte bërë gjithçka që ta ruante këtë lidhje në momente të tjera krize më herët, kësaj radhe nuk e ka toleruar trajnerin bardhezi. Deri këtu gjërat kishin mbetur mes çiftit, por sot, shkuarja e gazetarëve të “Striscia la Notizia” në shtëpinë e saj në Milano, duke i dhënë “Tapiro d’Oro” në shenjë perzonazhi të radhës publik negativ, ka tërbuar vajzën e aktores.

Kjo e fundit, Jolanda, ardhur në jetë nga martesa e Ambra me këngëtarin e njohur italian, Francesco Renga, ka shpërthyer keq në rrjetet sociale. Ajo e ka më shumë me emisionin e njohur italian, që kërkon të bëjë humor me fatkeqësitë e të tjerëve, ndërsa mes rreshtave ngre pyetjen ekzistenciale sipas saj: Çfarë është e dënueshme mes besimit te dashuria dhe tradhtisë?

Ja mesazhi i saj i plotë, që nënkupton hapur tradhtinë e trajnerit të Juventusit: “Sot, nëna ime mori një ‘Tapir’ (gjitar barngrënës, i ngjashëm në formë me derrin), pas publikimit të artikujve të ndryshëm mbi përfundimin e lidhjes së saj. Sidoqoftë, arsyeja e kësaj vizite nuk është e qartë për mua.

Natyrisht, e di mirë se jeta e një personazhi publik, sipas disave, nuk mund të mbahet private, por a është vërtet e nevojshme ta zemërohesh dikë në një situatë të tillë? Pse duhej të trokisnit tek ajo në Milano? Pse të mos shkonit në Torino (ku është Allegri)?

You may also like