Allegri: E mbyllëm me dinjitet, ju tregoj pse 70 pikët e Juventusit janë false

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventusi e mbylli me humbje kampionatin, por trajneri Massimiliano Allegri mendon se gjithçka ka përfunduar me dinjitet. Në lidhje me sfidën kundër Fiorentinës, tekniku italian fillimisht deklaroi:  “Luajtëm mirë në pjesën e parë, por bëmë shumë gabime në 30 metrat e fundit.

Kishim shumë situata që mund t’i shfrytëzonim më mirë. Kishim bërë vetëm një ditë e gjysmë stërvitje, disa nuk ishin stërvitur fare. Mendoj se e mbyllëm me dinjitet dhe tani duhet të kthejmë faqen dhe të mendojmë shpejt për vitin e ardhshëm”.

Emrat e afrimeve? Jo, nuk jap. Tani do shohim, do flasim me klubin për të rregulluar ekipin, pasi duhet sistemuar skuadra. Kemi shumë lojtarë, por disa do të duhet të largohen. Giorgio u ndal, Dybala dhe Bernardeschi janë në fund kontrate.

Duhet të bëjmë merkato me qetësi dhe qartësi. Di Maria? Ccdo ditë dalin shumë emra. Nga e hëna do të mendojmë se si do ta rregullojmë ekipin. Baza e ekipit është e mirë”, u shpreh në vazhdim trajneri Massimiliano Allegri për “Sky Sport”.

“Kemi bërë një garë dhe shkuam në ndeshjen me Interin duke luajtur një sfidë të rëndësishme. Nuk mjaftuan 83 pikë, do të shohim nëse Milani do të arrijë në 86 pikë, por duhet thënë se humbëm ndaj Interit dhe luajtëm me 12 lojtarë për tre muaj. Këto 70 pikë janë false, nuk thonë të vërtetën për ekipin”, tha Allegri mes të tjerash. / oversport.tv

You may also like