Aliu: Nëse deri në qershor nuk hiqet vetoja bullgare, vendi shkon në zgjedhje

by admin
Spread the love




Qenan Aliu tha se deri në qershor nëse nuk arrihet një gjuhë e përbashkët që të hiqet vetoja nga ana e Bullgarisë, atëherë qeveria mund të bie dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ai tha se kryeministri në largim Zoran Zaev u koncentrua në politikat e jashtme dhe i la pas dore politikat e brendshme dhe ekonomike.

“Zaev ka bërë lëshime drastike, nuk i dha rëndësi reformës në drejtësi, nuk përmbushi premtimet publike që i dha në fushatën parazgjedhore që ishin goxha të mëdha dhe serioze siç ishin rastet e montuar a”, tha Aliu.

Sa i përket projekteve infrastrukturore dhe asaj se a ka kapacitet kjo Qeveri ta ndërtoj korridorin tetë, Aliu tha se ky mandatar nuk do të ketë kohë që ta realizojë këtë projekt, por se këto projekte infrastrukturore janë pjesë e procesit të Berlinit dhe që do të realizohen.

 

 


You may also like