Aliu: Mungesa e Bordit të OSHP-së, po u shkakton probleme komunave të Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mungesa
e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) po vazhdon t’u shkaktoj
probleme komunave të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Duke
qenë se nuk është funksional për më shumë se një vit, shumë lëndë presin në
Bordin e OSHP-së për t’u vendosur për ata që janë ankuar por edhe ato që janë
fitues nga agjencitë kontraktuese.

Kryetari
i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherit edhe kryetari i komunës së
Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se kompanitë që tashmë janë kontraktuese për punë
të ndryshme nga agjencitë të ndryshme buxhetore, janë me çmime të vjetra dhe
kjo paraqet problem në vete në kuptimin e operimit të tyre.

Tutje
ai ka shtuar se në këto rrethana ekzistojnë dy probleme, njëra për lidhje të
kontratave me kompani të cilat janë konkurruese në zhvillim të procedurave të
prokurimit me cilëndo nga agjencitë buxhetore dhe e dyta tek kontratat e
lidhura.

“Janë
dy arsye pse është një gjendje e tillë, kjo për faktin se kemi bordin e OSHP-së
që është një kohë të gjatë pothuajse 14 muaj që nuk është funksional. Duke qenë
se nuk është funksional janë shumë lëndë që presin në bordin e OShP-së për t’u
vendosur dhe edhe po të vendoset në cilindo vendim do të jetë vendim jo i përshtatshëm
për kompanitë, edhe për ato që janë ankuar por edhe ato që janë fitues nga
agjencitë kontraktuese, në këtë rast nga komunat apo nga niveli qendror, për
faktin se koha kur janë bërë apelime të tilla ka qenë kohë me çmime krejt të
tjera, dhe sigurisht se kjo paraqet vështirësi në vete e po ashtu e dëmshme”.

“Faktori
i dytë është se kompanitë që tashmë janë kontraktuese për punë të ndryshme nga
agjencitë të ndryshme buxhetore, janë me çmime të vjetra dhe sigurisht që kjo
paraqet sfidë në vete, problem në vete në kuptimin e operimit të tyre, prandaj
janë këto dy probleme themelore, njëra për lidhje të kontratave me kompani të
cilat janë konkurruese në zhvillim të procedurave të prokurimit me cilëndo nga
agjencitë buxhetore dhe e dyta tek kontratat e lidhura”, ka thënë Aliu.

Aliu
tregoi se si Asociacion i Komunave i kanë dërguar letër kryeministrit të vendit
Albin Kurtit shkresë zyrtare lidhur me OSHP-në por edhe me kontratat.

“Ne
si Asociacion i Komunave pas një takimi që kemi pasur edhe me Odën Ekonomike të
Kosovës kemi adresuar disa nga këto çështje në formë të shkresës zyrtare,
Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Albin Kurti që të kemi një
vendimmarrje e cila do të ishte e duhura për të zhbllokuar situata të tilla që
kanë të bëjnë edhe me OSHP-në por edhe me kontratat”

“Sa
i përket kontratave konsiderojë që duhet të merret një vendim çoftë i Qeverisë
së Republikës së Kosovës apo edhe me vendim në formë të ligjit në Kuvendin e
Kosovës i cili do të përcaktonte një përqindje të caktuar aq sa janë ngritur në
bazë edhe të statistikave sepse enti i statistikave ka edhe statistika të sakta
se deri ku kanë shkuar çmimet nga secili nga produktet dhe në bazë të kësaj më
e lehta do të ishte që të gjendet një mesatare dhe në bazë të mesatares të vendosej
një përqindje që do të ishte shtesë në kontratat ekzistuese. Nëse nuk ndodh kjo
do të vazhdojë ajo që ne sot po e shohim 
në Kosovë ku ka stagnim të punëve dhe të projekteve gjithandej Kosovës
në të gjitha komunat çofshin kontrata nga niveli lokal apo qendror kemi një
lloj bllokimi të punëve të kompanive kontraktuese”

Tutje
ka treguar se shumë projekte janë ndërprerë pasi që janë lidhur në periudhën
kur çmimet kanë qenë më të ulëta, teksa me rritjen e çmimeve kjo ka bërë që
këto kompani mos të mund të operojnë.

“Shumë nga projektet janë të ndërprera sepse janë lidhur në një kohë tjetër sepse në këtë mënyrë këto kompani nuk do të mund të operojnë sepse janë me çmime tepër të ultë karshi ndryshimeve që kanë ndodhur tani para dhjet muajve e më shumë. Ne po kërkojmë nga Qeveria që të ketë vendimmarrje në këtë çështje në mënyrë që mos të bëhet vonë sepse tashmë jemi në fund të muajit qershor dhe nëse nuk merret vendim për një kohë të shkurtër ne nuk mund të presim vendim në shtator sepse do të jetë tepër vonë dhe nuk mund të kryhen operime të caktuara të operatorëve ekonomik në projektet që kanë si kontrata dhe kjo do të detyrojë që shumë nga agjencitë buxhetore të bartin mjetet e tyre si një lloj suficiti, pra mund të teprojnë mjetet edhe pse janë pjesë e buxheteve për faktin se nuk mund të lidhin kontrata apo ato që janë nuk mund të zhvillohen”, ka thënë Aliu

You may also like