Aliu: Bashkimi me Shqipërinë të ndodh në mënyrë të natyrshme

by admin
Spread the love

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se në vazhdimësi po punohet që bashkimi me Shqipërinë të bëhet në mënyrë të natyrshme.

Aliu në një prononcim për Ekonomia
Online, pohoi se kufiri ndërmjet të dy vendeve ka bërë vetëm ndarjen
artificiale ndërmjet të dy vendeve.

“Ne po punojmë që bashkimi me
Shqipërinë të ndodh në mënyrë të natyrshme. Tash kufijtë kanë qenë artificial që
na kanë ndarë”.

Aliu sqaroi se marrëveshja e
nënshkruar me Shqipërinë për hekurudhën Prishtinë-Durrës, do të financohet  nga të dy qeveritë.

Madje sipas tij, ky projekt është
i rëndësishëm për Kosovës sepse po iniciohet projekti i zhvillimit i portit në
Durrës.

“Marrëveshjen që e nënshkruam
për komplet ndërtimin e hekurudhës së pari do ta bëjmë studimin e fizibilitetit
i cili do të jetë projekt i përbashkët. Pra do ta bashkëfinancojmë të dy
qeveritë. Së pari do ta bëjmë çlirimin e fezibiliteti i cili do të jetë projekt
i përbashkët. Fizibiliteti do ta përcaktojë saktë trasenë e kalimit të linjës
hekurudhore”.

Ai ka shpjeguar në detaje
projektin, duke shtuat se parashihet që të jetë tejet modern e që do të ketë
benefite për të dy vendet, raporton EO.

“Ajo çka po ndodh në Shqipëri është
mjaft me rëndësi edhe për Kosovën. Pra këtu po iniciohet projekti i zhvillimit
i portit në Durrës i cili do të shndërrohet në transport të mallrave. Do të jetë
port modern i cili ka nevojë për linjë hekurudhore me korridore evropiane”.

“Hekurudha aktuale e cila lidh
Durrësin me Tiranën dhe në Shkodër do të ketë mundësi të bëhet linja e re nga prej
Luginës së Drinit nëpër liqe deri në qafën e Morinës ku del në pjesën e Kosovës
në Ponashec.  Kjo do të jetë e rëndësishme
sepse poeti i Durrësit përmes Prishtinës krijon qasje në korridore evropiane”.

“Ndërsa për Prishtinën është se do
të jetë stacioni i parë i këtyre mallrave nga Durrësi drejt Evropës. Kjo do të
krijojë mundësin e zhvillimit industrial për shkak se është kyçje në linjat
hekurudhore. Meqenëse kjo linjë shkon drejt Podgoricës kyçja do të jetë më e
mira përmes Prishtinës për shkak se linja ekzistuese që Tivari ka me Beogradin është
linjë e cila ka lartësinë tepër të lartë dhe shumë do të jetë shfrytëzimi i
linjës hekurudhor”.

You may also like