Aliti diskuton me Pierre-Louis Magnanin

by admin
Spread the love

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, ka zhvilluar takim konstruktiv me shefin e marrëdhënieve ndërkombëtare për Evropë në Komitetin Olimpik të Francës, Pierre-Louis Magnani.

Në takimin e mbajtur online janë diskutuar temat në lidhje me bashkëpunimin mes dy Komiteteve Olimpike.

Po ashtu mundësinë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta me KO të Francës, si dhe Asamblenë e Komitetit Olimpik të Evropës, që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Palët u pajtuan që një delegacion i lartë i Komitetit Olimpik të Francës të shqyrtojë mundësinë për të vizituar gjatë këtij viti Komitetin Olimpik të Kosovës.

You may also like