Alibeaj përgatit tjetër shuplakë për Berishën, zbulon vendimin e tij të fundit

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj pas një takimi në Fier ka dhënë një deklaratë për mediet.

Ai u shpreh se mbledhja u zhvillua me kolegjin e kryetarëve të PD-së së bashku me kryesinë.

Sipas tij, qëllimi i parë i këtij takimi ishte informimi për te gjitha zhvillimet rreth asaj që u deklarua nga Grupi Parlamentar i PD-së, që ishte synimi për të dalë me një kandidat fitues në zgjedhjet e 14 majit.

“Gjithashtu informimi për formulën që ne ofruam në takimet që Bardhi pati me Palokën. Sigurisht edhe për vendimin e fundit të PD-së pasi morëm atë lloj qëndrimi dhe vendimi nga zoti Paloka. Ishte udhës sot që jo vetëm t’i informonim. Më i rëndësishëm ishte qëllimi i dytë që ka të bëjë me fillimin e menjëhershëm të procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së.”-tha ai.

Deputeti bëri me dije se së shpejti do të identifikojnë kandidaturat për të gjitha bashkitë.

“Deri ditën e diel nga ana e kryesisë dhe nga ana e sekretariatit do të shpërndahen udhëzimet për të arritur këto qëllime. Në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash të cilat janë produkt i një procesi një anëtar, një votë. Shumë shpejt do fillojmë të deklarojmë kandidaturat përkatëse për të gjitha bashkitë.”-u shpreh Alibeaj.

You may also like