Alibeaj mblodhi grupin parlamentar në selinë blu, 26 deputetë të pranishëm

by admin
Spread the love

Tema aktuale e ditëve të fundit ka qenë emërimi i presidentit të vendit. Enkelejd Alibeaj ka thirrur këtë të enjte mbledhje të Grupit Parlamentar të PD-së për të diskutuar për emrat që do të propozojë opozita në raundin e dytë dhe të tretë për Presidentin. Mësohet se në mbledhje janë 26 deputetë. Konkretisht ndër emrat që po qarkullojnë brenda demokratëve janë Ina Rama, Visar Zhiti, Dritan Demiraj, Dashamir Shehi, Neritan Ceka apo Arben Cejku.

Prezente ne mbledhje deputetet:

1.Andia Ulliri

2.Lindita Metaliaj

3.Merita Bakiu

4.Selaudin Jakupllari

5.Kastriot Piroli

6.Kreshnik Collaku

7.Ferdinant Xhaferri

8.Lefter Geshtenja

9.Saimir Korreshi

10.Dhurata Cupi

11.Gazment Bardhi

12.Bledion Nallbati

13.Oriola Pampuri

14.Xhelal Mziu

15.Jorida Tabaku

16.Eralda Tase

17.Dashnor Sula

18.Flamur Hoxha

19.Enkelejd Alibeaj

20.Arbi Agalliu

21.Gerta Bardeli

22.Zef Hila

23.Ramadan Lika

24. Ilda Dhori

24. Zheni Gjergji (online)

26. Emilia Koloqi (online)

Dje mazhoranca dhe opozita arritën dakordësinë që në dy raundet e ardhshme, të dytin dhe të tretin do të jetë opozita ajo që propozon kandidatët dhe më pas socialistët.

You may also like