Ali Latifi: Fahri Mahalla mu drejtua, ju lutem Ali, t’i largohu se serbët nuk marrin vesh 

by admin
Spread the love

Ali Latifi, ish trajner i klubit të karatesë Minatori të Prishtinës, iniciues i parë i pavarësimit të sporteve të Kosovës, tregon prapaskenat e viteve të 80-ta që kanë ndodhur në sportin e karatesë së Kosovës.

Ai e tregon edhe rastin kur prof. Fahri Mahalla humbi durimin nga hilet e gjyqtarit serb Radomir Filipoviq.

“Kjo ka ndodh në garat ekipore që janë mbajt në Gjilan.

Prof. Fahri Mahalla

Ishte dueli në mes Fahri Mahallës dhe një garuesi të R. Filipoviqit, referit

Unë isha kontrollor i duelit në atë moment. Oliveri, Filipoviqi dhe Kelmendi ishin për dënim. Situata ishte interesante dhe e paharruar. Delegat i garave ishte një oficer ushtarak i APJ-së në Prishtinë. Ai më përkrahu dhe Fahriu nuk u dënua. Filloj vazhdimi i duelit, Filipoviq vazhdoj me referim naiv kundër Mahallës.

Mahallës në menjëherë reagoj ndaj Filipoviqit dhe ai e dënojë Mahallën më vërejtje. Mahalla e goditi në arenë më teknikën MAJ-GERI dhe e plasoj në dysheme, dhe filloj t’i sulmon të gjithë që ju afronin e të gjithë i plandosi në arenë. Unë po sa vërejta se situata po eskalon që ishte përgatitur më herët, unë e kam kap nga shpina Fahriun, vëllai kur më ka pa duke e ndal Fahriun, Isaku ka menduar se unë po rrahëm me te. Isaku është përgatit të sulmoj, kam lëshuar Fahriun dhe e kam larguar Isakun duke i thënë se unë i kam ndarë andaj Fahriu me tha: “Ju lutem Ali, t’i largohu se serbët nuk marrin vesh’.

Ndërhyn policia me serbë  dhe Fahriun e larguan nga salla dhe e izoluan. Pas një kohë ka ardhë Komandanti i Policisë Jakup Prapashtica, nxënës i babait tim Ramadanit dhe Rrahman Latifit.

Ai nuk na ka njohur, por i kishin kallëzuar se janë edhe djemtë e Ramazanit me ekip. Sigurimi më thirri dhe më tha se po të thërret komandanti, por nuk ju përgjigja. Pasi arrestuan Fahriun, komandanti erdhi dhe u njohim më të. Me tha se jam kujdestar dhe garat për shkak tuajin nuk po i ndërpresim, kur e ai që i ka rrahë referët e dërguam në gjykatë për rrahje.

 Unë i thash që të ktheni, mos të burgosën, bëni sigurimin se kjo është rrahje e lejuar sportive, por ai që ka shkel rregullat e sportit merren masa disiplinore. Jakup Prapashtica, tërhoqi kërkesë nga Gjykata dhe i thash që të sigurohet salla deri sa të kryhen garat.
Komandanti Jakup, u ftua pse Fahriu nuk u dërgua në gjykatë. Ai ju përgjigj, se më udhëzoi gjyqtari i sportit dhe i profesionit Ali Latifi, se kjo ka ndodh në arenë dhe sallë të sportit e jo në vende civilë.

Pas mbarimit të garave kur kanë shkuar të gjitha ekipet, më Shkupin e kemi përcjellë më ekip të tij për Ferizaj.

Nga kryesia e Karatesë së Kosovës, disa shqiptarë u dënuan që në Kosovë ia ndaluan për jetë të janë pjesë e garave. E di se Fahriu shkoj në Shkup, pastaj ka shkuar në Lubjanë të Sllovenisë. Ekipin tim e larguan nga Liga e Parë Federative, e në vend të KK Minatori, dërguan një ekip të Filipoviqit, i përkrahur nga Oliveri, Daut Jashanica, Agim Bekteshi, etj.

Me pavarësimin e Sporteve, Aliu, Isak Latifi, Fahriu Mahallas, më ndihmën e Ilaz Bombash, avancuan skuadra për refer dhe trajner për 1 vit 37 kuadro të kualifikuara, ku për 30 vjet Kosova ka pas 3 trajner të kualifikuar: Isaku, Ali Latifi dhe Fahri Mahalla dhe më 7 refer.
Tani këto kuadro dhe shumë të tjerë që punuan për shtet dhe mëvetësinë të Kosovës janë lënë anash sepse tani janë ende shokët e Oliveri dhe të sistemit të krimit.

Kam edhe shumë argumente që duhet të publikohen që gjërat të njoftohen, e krimi sportiv-politik, mos të përsëritin.

Uroj një jetë të shëndetshme, më punë kreative si kohwn e Lah Nimanit, Mantaz Allajbegut, tani Driton Kuka.

Ndoshta nuk do të reagoja në atëkohë po mos të kisha themeluar Karatenë e Kosovës, në familjen e Sporteve të Kosovës. Karateja me disa shqiptar dhe Ivanoviqin filluan të zbatojnë politikën e Millosheviqit. Unë ju kundërpërgjigje Oliverit më të njëjtën formë më Kushtetutën e Kaçanikut që ishte detyrë e që do qytetari. Unë nuk bëra asgjë, vetëm mbrojta kushtetutën e kombit tim në praktikë më sportistë, që erdhën pa trajner i organizoj Isak Latifi garën e parë më 12. 05. 1901. që i financojë dëshmori i kombit Ismet Prapashtica.

Formuan Federatën e Karatesë dhe të sporteve tjera që na përkrahen dhe kjo pavarësi filloj me 14.02.1991,  zyrtarizuar më kryesi qendrore më 17.02 1991. Sindikatën sportive më 12.12.1991.Kryetar kuvendit,  Agim Kasapolli, Mustafë Statovci kryetar i Këshillit Ekzekutiv mi ka përgatitë dhe përkthyer. Komitetin Olimpik më 01.03 1992, kryetar i dekretuar nga Ibrahim Rugova dhe Skënder Blakaj – sekretar i LDK-së.

Duhet theksuar se edhe 25 dëshmorët të 28.03.1989. ku ishin inspirim kundër disa shqiptarëve dhe Oliver Ivanoviqit, të cilët  institucionalisht për shkaqe personale ju nënshtroheshin politikës diskriminuese të serbit”, thotë Latifi.

You may also like