Ali Ahmeti vjen në Shkup – Izet Mexhiti e quan tubim i “artanistave” – Shqip

by admin
Spread the love

Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti si një nga liderët e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” është deklaruar rreth tubimit të paralajmëruar për të hënën në SHkup e ku pritet të jetë edhe kreu i partisë, Ali Ahmeti. Mexhiti, siç informon KlanM, nuk do të marrë pjesë në këtë takim, për arsye se siç thotë ai, është organizuar me presione ndaj votuesve të përçarë.

“Nuk jemi të ftuar. Është tubim i artanistave. E terrorizuan administratën publike dhe shtetërore, u shkojnë lista me kërcënime se kush do të marrë pjesë. Nga të gjitha qytetet do të barten, gjithandej”, ka deklaruar Mexhiti.

Ndryshe të hënën në sallën “Shaban Tërstena” në Çair, në orën 19:00, Artan Grubi dhe ekzekutivi i tij, do të mbajë tubim me prezencë të  kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

You may also like