Ali Ahmeti: Shekulli i ri, duhet të udhëhiqet nga gjeneratat e reja!

by admin
Spread the love





Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbajtur tubim në Bogovinë, raporton TV21.

I shoqëruar nga disa ministra, temë kryesore e këtij tubimi ka qenë ruajtja e mjedisit jetësor.

Ahmeti porositi se shekulli i ri është i gjeneratave të reja, pasi siç tha, duhet të rritet cilësia në arsim, shëndetësi dhe ekologji.

“Shekulli i ri, është i ri nga ne dhe sidomos nga ju gjenerata e reja pret cilësi. Nga gjeneratat e reja pret cilësi në arsim, ne shëndetësi, në infrastrukturë, në mënyrën e jetesës. Se si ta jetojmë jetën më mirë. Është shumë e vërtet se ky eshte shekull i ri, sepse kanë ndryshuar shume giera, perfshire edhe klimen. Une jam perkushtuar qe të kujdesemi per jete me te shendetshme. Per dike eshte pak me rendèsi jeta e shendetshme, por ne jemi deshmitare tè shfaqjes se sa e sa semundjeve qe akoma shkenca nuk ua gjen diagnozen dhe pikerisht keto semundje akoma te padignostikuar e kane origjinën tek menyra se si e jetojme ne sot jetën, se si sillemi ne me ambientin ku jetojme dhe nuk duhet te amnistojme asnje veprim ndaj rrethit dhe ambientit ku jetojme”, tha Ahmeti.







Artikulli paraprakMexhiti e Dehari takohen në Kërçovë (Video)




You may also like