Ali Ahmeti: Kam pasur bisedë të tensionuar mbrëmë me Zaevin

by admin
Spread the love

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për TV21 ka komentuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Zaev. Thotë se mbrëmë ka pasur bisedë të tensionuar me Zaevin, pasi që siç shtoi, nuk është pajtuar me lëvizjet që i ka bërë me tërheqjen e tij nga kryetari i Qeverisë dhe kryetar i LSDM-së.

“Mbrëmë kam pasur bisedë të tensionuar me Zaevin, pasi që nuk jam pajtuar me lëvizjet e tij që i ka bërë me tërheqjen e tij nga kryetar i Qeverisë dhe kryetar i LSDM-së. Këto janë zgjedhje lokale, dhe ke plot shembuj nëpër botë që zgjedhjet lokale i fiton dikush tjetër e parlamentaret dikush tjetër. Ne kemi marrë besimin për të drejtuar shtetin”, tha për TV21 kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti./ TV21

You may also like