Algjeriani me fanellën e UÇK-së udhëtoi 400 kilometra për ta mbështetur Kosovën dhe Shqipërinë

by admin
Spread the love

Algjeriani Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Zyrtari për media te Komiteti Olimpik i Kosovës, Kushtrim Krasniqi, ka thënë se ai prej vitesh posedon një fanellë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka bërë vetë për shkak të historisë dhe veçanërisht heroit legjendar Adem Jashari, transmeton Klankosova.tv.

Derisa shtoi se ka edhe fanella të tjera kuqezi, kurse llogaria e tij në Instagram është e mbushur me foto që simbolizojnë dashurinë e tij për shqiptarët

Në shenjë falënderimi, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i dhuroi fanellën e ekipit të Kosovës.

Teksa dëshira e Houssem është që një ditë ta vizitojë Kosovës ose Shqipërinë.

You may also like